Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, po vazhdon të përkujdeset për banorët e fshatit Letnicë, në veçanti për të moshuarit e komunitetit kroat që jetojnë në këtë lokalitet.
Me këtë rast po vazhdojnë vizitat shëndetësore në fshatin Letnicë ku edhe po bëhet kontrolli mjekësor i këtyre qytetarëve.