Në takimin e sotëm të Komitetit Komunal për Emergjencë dhe Shpetim, u diskutua gjendja aktuale në komunën e Vitisë, ku u theksua se situata epidemiologjike është nën kontroll. U vlerësua si lajm i mirë mos paraqitja e asnjë rasti pozitiv me Covid 19, gjatë ditëve të fundit, gjë që tregon menaxhimin tejet të mirë të situatës në terren.
Ndonëse është marrë vendim nga autoritetet qendrore për largim nga karantina të komunës së Vitisë, megjithatë nga anëtarët e KKESH-së u tha se masat mbrojtëse do të vazhdojn edhe më tej dhe u apelua për kujdes të vazhdueshëm nga qytetarët dhe respektim të masave në fuqi.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka kërkuar që të vazhdohet me dezinfektim të objekteve shkollore, Institucioneve Publike, si dhe klorifikimin e rrugëve, trotuareve dhe shesheve në bazë të nevojave të paraqitura, në territorin e komunës së Vitisë.