Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për sektorin e bujqësisë, Komuna e Vitisë ka shpërndarë 71 spërkatëse për fermerët lokalë. Ky donacion u bë me financim nga buxheti komunal dhe ka për qëllim të ndihmojë fermerët në rritjen e prodhimit të tyre bujqësor.
Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, të cilët theksuan rëndësinë e këtyre pajisjeve në lehtësimin e punës së fermerëve dhe rritjen e produktivitetit të tyre. Ky investim i komunës është pjesë e përpjekjeve për të fuqizuar sektorin bujqësor në këtë rajon dhe për të ofruar mbështetje konkrete për fermerët, që varen nga bujqësia për jetesën e tyre. /2LONLINE/