Ekipa mjekësore e QKMF-së në Viti, sot, për nder të Ditës së Infermierisë e shënoi këtë ditë me një aktivitet simbolik në qendër të qytetit dhe në QKMF, ku qytetarëve të rastit iu ofruan këto sherbime: Matja e tensionit arterial, matja e glikemisë si dhe iu dhanë shumë këshilla qytetarëve në lidhje me hipertensionin, diabetin, ushqyeshmërinë etj, si dhe u shpërndanë broshura me informacione shëndetësore.
Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti falënderoi punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Viti, konkretisht infermierët për punën e mrekullueshme, profesionale dhe të përgjegjshme që bëjnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve vitias.
Përndryshe, dita e infermierisë shënohet në ditën e lindjes së Florence Nightingale, një infemiere që u lind me 12 Maj 1820, por me punën, humanizmin, vetmohimin për të ndihmuar të tjerët dhe vullnetin e saj, u bë e pavdekshme në historinê e shëndetësisë. Ajo shkroi :
“Kujdesi infermieror është një art dhe, që të realizohet si i tillë, kërkohet përkushtim i plotë dhe përgatitje e fortë, sikurse për çdo vepër piktori apo skulptori, me ndryshimin se nuk do të punosh mbi një telajo ose një mermer të ftohtë, por me trupin njerëzor, tempullin e shpirtit të Zotit. Është një nga Artet e Bukura. Madje më i bukuri i Arteve të Bukura!” . /2LONLINE/