Komuna e Vitisë, ka filluar sot me shpërndarjen e 219 pakove ushqimore që janë donacion nga Organizata “Human Appeal Australia” dhe të cilat iu dedikohen qytetarëve në nevojë të kësaj komune.
Me këtë rast, në shpërndarjen e këtyre pakove i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i kësaj organizate për Kosovë, Imam Ibrahim Ramabaja.
Përndryshe Ajet Sallahu, Drejtor Komunal në Viti, falënderoi këtë organizatë për mbështetjen e familjeve në nevojë duke potencuar se gjendja e pandemisë kishte vështirësuar edhe më shumë gjendjen financiare të disa familjeve dhe potencoi se ndihma të tilla janë të mirëpritura në këtë kohë.
Përndryshe kjo organizatë edhe më parë ka ndihmuar qytetarët në nevojë të kësaj komune. /2LONLINE.com/