Mjekiqi kritike ndaj Kurtit: Ka udhëtuar në Bruksel pa platformë për dialog

Mjekiqi kritike ndaj Kurtit: Ka udhëtuar në Bruksel pa platformë për dialog

“Sot, kur Kryeministri Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog Kryeministri Kurti ka marrë këtë rrugë”, ka shkruar në profilin e saj në facebook, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shqipe Mjekiqi.

Ja postimi i plotë:

Lëvizja Vetëvendosje deklaronte se dialogu nuk është ndër prioritetet kryesore të Qeverisë Kurti. Por, po del që dialogu është në plan të parë, madje edhe para programit qeverisës.

Sot, kur Kryeministri Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog Kryeministri Kurti ka marrë këtë rrugë.

Qeveria jo vetëm që nuk ka ofruar një plantformë të tillë por, madje, nuk ka prezantuar as planin e saj qeverisës edhe një muaj pas fillimit të mandatit.

Duhet transparencë para qytetarëve dhe atë jo në formë selektive.

KOMENTE