Me rastin e 14 Qershorit-Ditës së Çlirimit të komunës së Vitisë, sot është mbajtur fillimisht një seancë e rregullt, ku me propozimin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në rend të ditës ishin propozim vendimet për shpalljen qytetar nderi të komunës së Vitisë, post-mortum profesorin Jakup Jahiri dhe shkrimtarin dhe publicistin Ramadan Musliu.
Këto dy propozim vendime u votuan pro nga Këshilltarët e Kuvendit Komunal. Me pas është mbajtur edhe një seancë solemne kushtuar kësaj dite të rëndësishme.
Fillimisht kryesuesi i kuvendit komunal të Vitisë, Bekim Azizi kërkoj të mbahet një minutë heshtje në shenjë nderimi për dëshmorët e rënë për lirinë. Më pas nga një fjalë rasti për rëndësinë e kësaj dite mbajtën, Bekim Azizi, kryesues i Kuvendit Komunal, Sokol Haliti, kryetari i komunës dhe Xhevgjet Ademi, nga Shoqata e Familje të Dëshmorëve të UÇK-së- Viti.
Po ashtu në këtë seancë familjarëve të ndjerëve Jakup Jahiri dhe Ramadan Musliu ju dhanë edhe vendimi i Kuvendit dhe titujt e qytetarë nderit dhe atë nga kryetari Haliti dhe kryesuesi Azizi.
Më pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, sot pp zhvillohen edhe disa aktivitete të ndryshme si : festivali për fëmijë “Hana”, ora letrare “Ora e lirisë” kurse në mbrëmje me fillim nga ora 19:00 në sheshin e qytetit të Vitisë do të mbahet edhe koncerti festiv.
Përndryshe aktivitetet për nderë të ditës së çlirimit të komunës së Vitisë, kanë nisur me 12 qershor dha atë me Festivalin ndërkombëtar të fëmijëve “Anamorava 2024” dhe Festivali i valles dyshe. Poashtu dje është mbajtur edhe finalja e turneut tradicional “Kenan Halimi”-në Skifteraj. /2LONLINE/