Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka filluar me aktivitetet për ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe atë në kuadër të muajit tetor që nijet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Me këtë rast sot është dhënë ligjërata me temën “Edukimi mbi vet ekzaminimin e gjirit”.
Sipas Dr.Vjollca Kadolli-Halili-Drejtoreshë e QKMF-së në Viti, kjo komunë do të mbajë gjatë muajit tetor aktivitete të shumta të ndërgjegjësimit me qëllim që qytetarët të jenë të informuar mbi këtë sëmundje.