Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në një takim përfaqësues nga Posta e Kosovës.
Me këtë rast është nënshkruar edhe kontrata për kryerjen e shërbimeve postare të përgjithshme por edhe të faturave të tatimit në pronë.
Në aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje të pranishëm ishin edhe Melihate Ajeti, drejtoresha për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim dhe Xhelal Veseli, përgjegjës i sektorit të Tatimit në Pronë në Viti. /2LONLINE/