Komuna e Vitisë dhe Organizata për reforma lokale EULOC, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit, përmes së cilës do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e përvojës dhe resurseve të përbashkëta.
Këtë marrëveshje e nënshkruan kryetari i komunës Sokol Haliti dhe përfaqësuesja e Organizatës EULOC, Melihate Osmani.
Në bazë të kësaj marrëveshje, palët dakordohen që do të kenë bashkëpunim reciprok në ofrimin e mbështetjes dhe përkrahjes përgjatë 5 muajve të zbatimit të projektit “Monitorimi dhe mentorimi i zbatimit të drejt të politikave gjinore në Komunën e Vitisë” nga EULOC, projekt i financuar nga ADA (Austrian Development Cooperation) dhe Sida (Sëedish International development cooperation agency) mbështetur përmes RRMBGJ.
EULOC, përmes aktvistëve vullnetarë do të monitorojë seancat e Kuvendit Komunal, komiteteve komunale me qëllim të adresimit të çështjeve gjinore në politikat dhe bugjetimit si dhe nivelin e pjesëmarrjes së grave të kuvendit dhe komiteteve në ngritjen e çështjeve të ndryshme në vendimarrjen komunale. /2LONLINE.com/