DYLON

281 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19

281 TË SHËRUAR DHE 294 RASTE ME COVID-19
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.729 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 56.412 raste nga 211.689 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.420 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 281 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.713 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.279.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.