Komuna e Vitisë kujton ndërhyrjen e NATO-së në mbrojtje të Kosovës dhe vendos kurore lule në shenjë nderimi për ish-sekretarën e shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.
Me rastin e vdekjes së ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, por edhe në përvjetorit të sulmeve të NATO-së mbi caqet serbe, sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, ushtarë të KFOR-it dhe të tjerë kanë bërë homazhe të busti “Richard Hobrook” në Viti.
Me këtë rast u përkujtua kontributi i lartë i sekretarës tanimë të ndjerë të shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright për lirinë e Kosovës, duke e cilësuar atë si një mikeshë e përhershme e shtetit tonë. /2LONLINE/