140 qytetarë vitias kanë përfituar serra nga buxheti komunal i Vitisë.
Kjo u bë e ditur sot nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili së bashku me drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Naim Pira kanë vizituar disa nga përfituesit.
Drejtori Pira tha se këto serra janë në dimension prej 50 metra katror dhe janë financuar nga komuna por me participim të pjesshëm të përfituesve.
Ai tha se me këtë synohet që qytetarët të kenë mundësi të gjenerojnë të hyra për familjet e tyre.
Sipas tij donacionet e tilla do të këtë edhe në të ardhmen duke përmendur qe buxheti për subvencione për vitin në vijim është rritur. /2LONLINE/