Në kuadër të javës për fuqizimin e të drejtave të gruas, sot nxënësit maturantë të shkollat e mesme në Viti, përmes të një ligjërate janë njoftuar mbi këtë temë.
Gjatë ligjëratës në fjalë nxënësit pos që janë njohur mbi barazinë gjinore dhe të drejtat pronësore, ata kanë bashkëbiseduar edhe me Merita Limanin nga USAID dhe me Drejtoreshën për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Fatbardha Emini mbi këtë çështje.
Bëhet me dije se Komuna e Vitisë dhe USAID, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me aktivitetet e tilla me qëllimin më të mirë që të promovohen sa më shumë të drejtat pronësorë në këtë komunë.