DYLON

PDK: Punëtorët e QKMF në Gjilan që 6 muaj pa paga

PDK: Punëtorët e QKMF në Gjilan që 6 muaj pa paga
Avatar photo Redaksia

Ka më tepër se gjashtë muaj që punëtorët shëndetësor të pranuar në QKMF përmes projektit të Caritas-Kosova për përkujdesin shtëpiak, nuk janë paguar”, ka thënë në një reagim, kryetari i Komisionit për Shëndetësi i Degës së PDK, në Gjilan, Dr.Enver Murtezi.

Ai tha se në këtë konkurs janë pranuar edhe staf tjetër si mjekë, stomatolog dhe staf tjetër profesional dhe jo profesional.

Murtezi ka thënë se edhe më herët PDK-ja ka tërhequr vërejtjen se punëtorët e pranuar paguhen më pak se punëtoret tjerë dhe kanë pasur vonesa në pagesa.

EkoHigjiena

“Tani kur kjo vonesë ka kaluar çdo kufi, i bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës, z. Lutfi Haziri, që sa më parë të sigurohen fonde që punëtorët shëndetësor të paguhen për punën e tyre, dhe mjaftë më me këtë “dietë” në kurriz të mantilbardhëve”, ka thënë Enver Murtezi, kryetari i Komisionit për Shëndetësi i Degës së PDK, në Gjilan .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.