Sot, në takim me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori Institutit të Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë Atdhe Hetemi, u nënshkrua procesverbali për fillimin aktiviteteve të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në këtë komunë.
Ky partneritet do të jetë një hap i rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës historike dhe është vetëm fillimi i një bashkëpunimi në këtë drejtim.
Kryetari i Komunës, Sokol Haliti ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm në këtë drejtim, ndërkohë u njoftua nga Drejtori rreth përkushtimit të IKKL-së për koordinim ndër-institucional. /2LONLINE/