Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se pas reflektimit pozitiv të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave në sektorin e arsimit, mësimdhënësit e Komunës së Vitisë duhet që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë që fëmijët të mos humbasin orët e mësimit.
“Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar, së bashku me ju dhe të gjithë akterët, që të mos dëmtohet procesi mësimor”, ka thënë Haliti.