DYLON

Maliqi: Pezullimi i taksës i domosdoshëm

Maliqi: Pezullimi i taksës i domosdoshëm
Avatar photo Redaksia

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka thënë se Kosova duhet t’i trajtojë seriozisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Ai ka theksuar se Amerika po sugjeron pezullimin e taksës por, në rast se dialogu do të dështonte, taksa do të vazhdonte me automatizëm.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Maliqi ka thënë se pezullimi i taksës është i domosdoshëm meqë po i rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me aleaten kryesore, ShBA-në.

EkoHigjiena

Ai ka thënë se mund të vihet në pikëpyetje edhe ndihma për mbështetjen e ushtrisë së Kosovës.

Sipas Maliqit, mesazhet e Uashingtonit janë kërcënime serioze dhe nuk duhet të neglizhohen.

BURIMI: Epoka e re

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.