Komuna e Kamenicës është duke vazhduar investimet në fusha të ndryshme, thonë drejtues e kësaj komune.
Në vazhdën e këtyre investimeve rëndësi të madhe i është kushtuar edhe infrastrukturës shkollore, në mënyrë që nxënësve t’iu sigurohen kushte më të mira për mësim.
Kështu komuna ka siguruar perde për disa shkolla si:
“Dëshmoret e Kombit” – Kamenicë,
“Sadri Misini” – Shipashnicë e Epërme,
“Avni Rrustemi” – Karaqevë e Epërme.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se po vazhdohet me investime aty ku ka më së shumti nevojë.
“Jemi duke i vazhduar investimet aty ku më së shumti ka nevojë. Si çdoherë investimi për nxënësit tanë është më i duhuri në mënyrë që të kemi cilësi në arsim, andaj edhe këtë jemi duke e bërë. Po investojmë në shkolla e në mësimnxënie që nxënësit tanë të kenë të ardhme më të mirë”, ka thënë ai.
Ndërsa vlera totale e këtij invetimi është 6156 euro. /2LONLINE.com/