Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka dekoruar me mirënjohje komunat të cilat kanë punuar dhe miratuar Planin e Integritetit.
Ai ka treguar poashtu se në mesin e 20 komunave të dekoruara ka qenë edhe Komuna e Kamenicës.
“Jemi të vendosur për luftën ndaj korrupsionit, dhe rritjes së transparencës”- ka shtuar Rahimaj. /2LONLINE/