Plani Komunal për Menaxhimin me Mbeturina (PKMM) po fillon të implementohet. Faza e parë e implementimit të PKMM, përfshinë qytetin e Kamenicës dhe fshatrat Ruboc, Hajnoc, Berivojcë, Busavatë, Roganë, Novosellë, Kopërnicë dhe Shipashnicë e Epërme.
Për këto fshatra është siguruar donacion me kontejnerë nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.
Janë pranuar gjithësej 1372 kontejnerë 120 l dhe 144 kontejnerë 1,1 m3.
Drejtori për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat Ramadan Basha tha se shpërndarja e kontejnerëve do të jetë falas.
“Shpërndarja e kontejnerëve do të bëhet falas dhe të gjitha ekonomitë familjare duke filluar nga data 01.12.2019, obligohen t’i marrin shërbimet e kompanisë për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave”, tha ai.