Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, si dhe menaxherin e Shtëpisë së Komuniteteve, Hajdin Krivaqa, kanë pranuar një donacion me veshmbathje dhe dy karroca për persona me aftësi të kufizuara nga KFOR-i turk.
Drejtoresha e DMSH-së, Suna Zajmi-Krasniqi, ka falënderuar KFOR-in turk për donacionin e dhuruar dhe për donacionet e tjera të dhuruara deri më sot nga ata.
Ajo është shprehur mirënjohëse ndaj ndihmave të vazhdueshme që po vinë karshi qytetarëve të komunës së kamenicës. /2LONLINE.com/