Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj bashkë me Ministrin e MMPHI-së, Liburn Aliu ka nënshkruar memorandumin për rindërtimin e zonës kadastrale.
Pas miratimit të Ligjit për Kadastër, si dhe pas hartimit dhe nënshkrimit të një sërë pakoje të udhëzimeve administrative, ky memorandum i nënshkruar do të mundësojë këtë projekt në kuadër të të cilit parashihet bashkëpunim i ngushtë në mes nivelit qendror, ministrisë, komunave, agjencisë kadastrale dhe të gjitha drejtorive që kanë të bëjnë me pronat, njëherit përmes projektit të RK-së do të inçizohen edhe objektet pa leje, të cilat do t’i kursejnë qytetarëve një shumë të majme për matjet gjeodezike të tyre, e po ashtu lehtësojë legalizimin e objekteve.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi hyjnë gjithsej 114 zona kadastrale në 32 komuna të Kosovës. /2LONLINE/