Komuna e Kamenicës ka mbajtur takim konsultativ me Organizatën Help Mision për projektin “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.
Ky program synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë vitit 2021 deri në fund të dhjetorit 2022, ndërsa qëllimi i tij është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19. Ku në këtë mënyrë mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.
Gjatë takimit të pranishëm ishin Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Disaporë, Majlinda Krasniqi, zyrtarja nga kjo drejtori, Qëndresa Kastrati, Drejtoresha e Organizatës Help Mision, Shqipe Breznica, si dhe zyrtarët nga kjo organizatë, Valon Hyseni dhe Gent Saraqi.
Ky program është financuar dhe përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme Gjermane, ndërsa zbatohet nga organizata Help Misioni në Kosovë. /2LONLINE.com/