DYLON

Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative, vendoset Aparati i pritjes në radhë

Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative, vendoset Aparati i pritjes në radhë
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve administrative.

Pas vendosjes së E-kioskut, tani është vendosur edhe Aparati i pritjes në radhë, tani në secilin sportel mund të qasen qytetarët vetëm me numër.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se digjitalizimi i shërbimeve administrative do t’ju lehtësoj punën dhe pritjet qytetarëve.

“Qasja në sportele për shërbime administrative, tani po bëhet me pritje në rradhë sipas mënyrës digjitale. Vendosja e Aparatit të Pritjes, po lehtëson jashtëzakonisht shumë qasjen në shërbime dhe mos grumbullimin e qytetarëve para sporteleve. Pos E-kioskut të vendosur në Kamenicë, Roganë e Hogosht, ky është një hap tjetër i ndërmarrë në digjitalizimin e shërbimeve për qytetarët tanë.Vazhdojmë me punë!”, tha Kastrati.

Kastrati gjithashtu ka thënë se digjitalizimi i administratës ishte një nga zotimet e kësaj qeverisje katër vjeçare.

Edhe drejtoresha e Drejtorisë së Administratës Komunale, Brikenë Ramabaja u shpreh e lumtur që vazhdimisht po punohet në përmirësimin e shërbimeve të ofruara për qytetarë.

“Vazhdimisht është bërë përpjekje për përmirësimin e shërbimeve administrative. E-kiosku dhe aparati i pritjes në radhë do të lehtësoj ofrimin e shërbimeve administrative për qytetarët e komunës sonë”, shtoi Ramabaja. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.