Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, sot kanë hapur zyrën për mbrojtjen e konsumatorit, mundësi e paraqitjes së parregullsive që hasin konsumatorët gjatë blerjes së produkteve të ndryshme në treg.
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati u shpreh i lumtur për hapjen e kësaj zyre dhe tha se komuna ka nevojë për shkëmbimin e përvojave të ndryshme.
“Këto janë momente të lumtura për hapjen e një zyre të tillë, dhe po e përcaktojmë edhe një person përgjegjës. Duhet të mundohemi të promovojmë raste të ndryshme në mënyrë që të fitojmë besimin e qytetarëve”, tha kryetari Kastrati.
Ndërkaq, kryesuesi nga Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu tha se do të jetë i gatshëm të ndihmojë komunën e Kamenicës.
“Shpresojë se do ta respektoni punën dhe do të ecemi bashk drejt suksesit dhe do të jam çdo kohë i gatshëm të jap ndihmë aq sa ka nevojë”, u shpreh ai.
Ndër të tjera, zyrtar përgjegjës për mbrojten e konsumatorit është caktuar zyrtarja Valdete Sopi.
Qytetarët që gjatë blejres së produkteve në pikat e ndryshme të shitjes në Kamenicë, hasin në parregullsi, mund të kontaktojnë falas në këtë nr: 0800 – 11010.