Komuna e Kamenicës ka pajisur gjashtë shkolla fillore me Multiboard.
Pajisje këto të cilat janë shumë funksionale dhe mund të përdoren gjatë orëve mësimore, në të gjitha lëndët.
Nga këta multiboard fëmijët do të mund të mësojnë për format më të reja teknologjike dhe t’i praktikojnë ato.
Shuma e këtij investimi është mbi 18 mijë euro, njofton faqja zyrtare e Komunës së Kamenicës. /2LONLINE.com/