Hidromorava me njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë për disa lagje

Hidromorava me njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë për disa lagje

KRU “HIDROMORAVA” SH.A. GJILAN

NJOFTIM

Të nderuar konsumatorë!

Ju njoftojmë se me datë 18 Maj 2021, ditë e marte, për shkak të punëve në pastrimin e gypit kryesor furnizues prej FPU Velekincë deri në Gjilan dhe rezervarit në Velekincë, nga ora 09:00 deri ne ora 15:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për lagjet:

Idriz Seferi, Livoç i Ulët, Hysen Terpeza, Rruga e Kumanovës, Xheladin Kurbaliu, dhe një pjesë e Kodrës së Dëshmorëve.

Pas përfundimit të procedurave të pastrimit, uji në rubinetat tuaja do të jetë me ngjyrë. Kjo nuk duhet të ju shqetësojë, sepse vetëm pas disa minutave uji do të jetë pa ngjyrë si rezultat i zbrazjes së sasisë që ka mbetur në gypa gjatë pastrimit.

Kompania do të ju mbajë të informuar për ecurinë e punëve.

Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni

Tel:044983071, fix:0280326980,

Kujdestaria inaktive :044719813.

Ju faleminderit!

KOMENTE