Në raportin e Institutit GAP për transparencë buxhetore në vitin 2018, Komuna e Kamenicës del si komuna e dytë më transparente në buxhet.
Kryetari Qëndron Kastrati tha se secila punë e kësaj qeverisje do të ketë transparencë radikale dhe të qasshme për qytetarët.
“Transparenca dhe llogaridhënia janë sinonim i një qeverisjeje të mirë. Pas lansimit të “Open Data Kamenica”, ky raport i GAP është një tregues për punën tonë krejtësisht transparente”, tha ai.
Ndërkaq në raportin e institutit GAP thuhet se Kamenica ka mbledhur 88 pikë në indeks dhe ka publikuar të gjitha dokumentet.
“Transparencë të lartë buxhetore më 2018 bazuar në indeksin e GAP ka treguar edhe Komuna e Kamenicës, e cila ka mbledhur 88 pikë në indeks dhe ka publikuar të gjitha dokumentet, mirëpo për shkak të formamit të disa dokumenteve nuk ka marrë pikët maksimale”, thuhet në raportin e GAP-it.
Të bashkëngjitur gjeni linkun e raportit të plotë:
https://www.institutigap.org/documents/34235_indeksi_transparences_2019.pdf?fbclid=IwAR20zkbWLhkeQNpv9ccQPcg_E9CYYqL_FJGl_Rw8OCWLNBrsPfuXC8H4xSM