Drejtori i Drejtorise për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit z.Agim Zuzaku së bashku me stafin e tij ka mirëpritur në takim përfaqësuesit e projektit “Hartimi i Planeve Komunale të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë, në Komunat e Republikës së Kosovës”i cili është në kuadër të mbështetjes së implementimit të pakos së 3-të me fokus në Efiçiencën e Energjisë dhe Burimet e Ripërtëritshme.
Në takim ka marre pjesë kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë z.Bedri Dragusha dhe z.Vasileios Stathis udhëheqës i projektit nga GFA Consulting Group GmbH e kontraktuar nga zyra e BE-së për implementimin e projektit.
Drejtiori Agim Zuzaku, i njoftoi të pranishmit për gjendjen aktuale për sektorin e Efiqiencës së Energjisë, duke prezantuar fillimisht zyrtarin nga zyra për Efiçiencë të Energjisë z. Herolind Bajraliu, i cili do të ketë barrën kryesore dhe personi kontaktues për implementimin e masave të efiçiencës që dalin nga dokumenti i SEAP. Komuna e Gjilanit ka të hartuara dy dokumentet kryesore “Strategjinë për Efiçiencë të Energjisë” dhe “Planin e Veprimit për Energji të Qëndrueshme” të cilat janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit dhe njëherit janë pranuar edhe nga Konventa e Kryetarëve, ku Komuna e Gjilanit është anëtare.
Kryeshefi i Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë z.Bedri Dragusha fillimisht falënderoi drejtorin Zuzaku, për bashkëpunimin e mirë të deri tanishëm dhe përkushtimin e tij në implementimin e masave për efiçiencn e energjisë, si dhe kontributin e dhënë për projektin e përbashkët me KfW. Z. Dragusha shpalosi synimet kryesore të projektit, me theks të veçantë nevojën e krijimit të Fondit të Efiçiencës së Energjisë, implementimit sa më të shpejtë të projektit dhe rëndësinë e monitorimit të masave që implementohen. Gjithashtu z.Dragusha theksoi rëndësine e Auditimit Energjetik
Eksperti i kontraktuar nga Komisioni Evropian z. Vasileios Stathis, tregoi që Komuna e Gjilanit është një nga komunat që do të jetë përfituese në fazën e parë të kërij projekti, ku në tërësi do të përfitojnë 18 komuna.