”Për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi”, nga ura ku po vazhdohen punimet tani, deri te kthesa e parë në të majtë rruga do të jetë e bllokuar”, njofton Komuna e Gjilanit.
Për të mos bllokuar tërësisht qarkullimin është asfaltuar një rrugë alternative.
Përmes saj nga rruga e Malishevës, mund të kalohet direkt në rrugën e Bujanocit, duke mundësuar kështu lidhjen me të gjitha rrugët e qytetit, thuhet në njofitm. /2LONLINE/