Bajram Isufi
Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari
Meqë regjioni i Komunës së Gjilanit ka kushte agroekologjike për kultivimin e pemëve të imëta, siç është boronica e mjedra dhe duke i ditur vlerat ushqyese, dietale, shëndetësore, levërdinë ekonomike të këtyre dy llojeve të pemëve, Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari ka vendosur për të mbështetur fermerët të cilët janë të interesuar për kultivimin e këtyre dy lloje të pemëve shumë profitabile.
Boronica, si dhe mjedra, janë dy lloje pemësh shumë të pasura me plot vitamina e minerale, antioksidantë, fibra dhe materie të tjera që ndikojnë në rritjen e imunitetit të organizmit, përmirësojnë qarkullimin e gjakut duke e mbrojtur sistemin kardio-vaskular, ndikojnë në sistemin nervor duke e përmirësuar memorien, përmirësojnë të pamurit, ulim sheqerin në gjak etj.
Frutat e këtyre pemëve janë shumë të kërkuara në treg, sepse mund të konsumohen të freskëta, të ngrira, të përpunuara, si reçel, mermaladë, çajra, në ëmbëlsira, akullore etj.
Fermerët e interesuar për BORONICË, që i plotësojnë kushtet e parapara me projekt, nga komuna do të marrin falas:
1. Fidanet;
2. Saksitë;
3. Substratin;
4. Agrofolinë;
5. Komplet sistemin e ujitjes;
6. Pompën e ujit prej 1.5 kë;
7. Pompën spërkatëse 16l me bateri;
8. Mbështetje profesionale nga ekspertët e drejtorisë;
9. Tregu është i sigurt.
Kështu do të duken pemishtet e boronicës që do të ngriten nga fermerët përfitues.
Mjedra është gjithashtu me vlera të mëdha ushqyese dhe mjaft profitabile e cila duhet të kultivohet në vendin tonë.
Fermerët e interesuar për MJEDRËN do të marrin nga komuna falas:
1. Fidane kualitative;
2. Agrofolinë;
3. Komplet sistemin e ujitjes;
4. Pompën për nxjerrjen e ujit 1.5 kë;
5. Pompën spërkatëse 16l me bateri;
6. Mbështetje profesionale nga ekspertët e drejtorisë;
7. Tregu është i sigurt.
Ftojmë të gjithë fermerët e interesuar të Gjilanit për t’i pasur në ekonominë e tyre ndonjërën nga këto dy lloje të pemëve me rëndësi të madhe ekonomike që të aplikojnë në këtë projekt.
Afati për aplikim është i hapur deri më 16.02.2024.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari
Ing. Bajram Isufi