Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve dhe kanalizimi fekal në lagjen Kodra e Thatë në vlerë 137,015.26 euro dhe gjatësi rreth 1 km, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.
Gjatë realizimit të punimeve në terren ishin edhe, kryetari i Komunës Alban Hyseni, drejtori për Shërbime Publike, Mentor Mihovcin dhe këshilltarin i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Besnik Shala nga Lëvizja Vetëvendosje, për të parë punimet.
“Pos asfaltimit gjithashtu është punuar edhe rrjeti kryesor i ujësjellësit edhe lidhjet individuale për kanalizim dhe ujësjellës”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/