Në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, nënkryetarja e komunës znj. Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin e drejtorisë për Zhvillim Ekonomik z. Enver Shabani, përgëzuan për organizimin e hapjes së edicionit të 23 të panairit të agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve AGROKOS 2023.
Komuna e Gjilanit ka përkrahur disa biznese të regjionit të Anamoravës që të jenë ekspozues në panair duke u mundësuar kështu që të zgjerojnë shtrirjen në treg.
Përveç, ekspozimit të prodhimeve të tyre qëllim të përbashkët e kanë edhe rritjen e biznesit duke gjetur partnerë e bashkëpunëtorë.
Agrokos si ngjarje e organizuar me standarde të larta dhe e certifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Panaireve me seli në Francë, tashmë i specializuar në trajnimin individual të ekspozuesve, bashkëpuntorëve, por edhe vizitorëve të saj.
Gjithashtu, aspekti akademik luan një rol të rëndësishëm për Agrokos, prandaj duke punuar që gjithmonë të bëjë ndërlidhjen e punës, biznesit me edukim dhe si rezultat këtë vit shumë universitete nga qytete të ndryshme do të jenë pjesëmarrës direkt në panairin AGROKOS. /2LONLINE/