DYLON

Në Kamenicë u shfaq “Petrushi i huaj”

Në Kamenicë u shfaq “Petrushi i huaj”
Avatar photo Redaksia

Në Shtëpinë e Kulturës, Isa Kastrati, u dha shfaqja “Petrushi i huaj”. Kjo shfaqje mblodhi nxënës e fëmijë të shumtë të cilët e shijuan pa masë.

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rinë Matoshi-Huruglica, duke shprehur mirënjohje për aktorët e Teatrit të Gjilanit, theksoi se përmes teatrit synohet të krijohen ura dhe lidhje të qëndrueshme të edukimit e të zhvillimit të shëndoshë të nxënësve dhe të qytetarëve në përgjithësi.

EkoHigjiena

“Mirënjohje për aktorët e Teatrit të Qytetit të Gjilanit, të cilët përmes shfaqjes “Petrushi i huaj”, iu dhuruan fëmijëve tanë një mbrëmje argëtuese dhe njëherësh iu transmetuan mesazhe edukative. Përmes teatrit synohet të krijohen ura dhe lidhje të qëndrueshme të edukimit e të zhvillimit të shëndoshë të nxënësve dhe të qytetarëve në përgjithësi. Andaj, qytetarë të dashur, ju inkurajojmë të bëheni pjesë e publikut në shfaqjet e ardhshme dhe së bashku t’i duartrokasim këta artistë të njohur në Kosovë dhe më gjerë”, është shprehur ajo.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.