Komuna e Gjilanit, IPKO Fundation dhe UNICEF kanë filluar punëtorinë e parë PODIUM. Kjo punëtori ka filluar me datën 13 Dhjetor dhe do jetë e hapur me 14 dhe 15 Dhjetor 2019, ku të rinjtë e Gjilanit kanë mundësi të mira të përfitojnë njohuri të shkëlqyera nga ky program.
Në hapjen e kësaj punëtorie prezentë ishin autoritet komunale, respektivisht Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport znj. Deniza Limani e cila falënderoi organizatën UNICEF që në mesin e tre komunave kanë zgjedhë Gjilanin për realizimin e projektit dhe gjithashtu ka shprehur gatishmërinë për mbështetje të programeve të tilla që janë në të mirën e të rinjve të Gjilanit të cilën së shpejti pritet të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Komunës së Gjilanit dhe UNICEF si partnere në realizimin e projekt programeve.
Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport mbetet e përkushtuar për mbështetjen e projekt/programeve inovative në të mirën publike sidomos në atë gjeneratave të reja.
Punëtoria mbahet në objektin e Shtëpish së Rinisë Gjilan, njofton Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.