Qeveria e Republikës së Serbisë ka siguruar vaksina të mjaftueshme Pfizer dhe Sputnik V për imunizimin e qytetarëve pa caktuar paraprakisht termin, dhe apelohen të gjithë qytetarët që në numër sa më të madh të fillojnë të vaksinohen.
Në të njëjtën kohë, apelohen edhe të gjitha ndërmarrjet publike, institucionet dhe organizatat tjera në komunën e Bujanocit që në kuadër të organizatave të veta të organizojnë grupe të të punësuarve për vaksinim, por edhe qytetarë tjerë të moshës madhore.
E rëndësisë së veçantë është edhe informimi nga mediat lokale dhe Shtëpia e Shëndetit që të apelojnë qytetarët të vaksinohen për imunizim, duke mos harruar të cekin se vaksinimi do të vazhdojë edhe gjatë vikendit (e shtunë, e diel), thuhet në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit në Facebook.