Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1278 gjoba në trafik dhe 1009 në bazë të ligjit Covid-19

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1278 gjoba në trafik dhe 1009 në bazë të ligjit Covid-19

Policia e Kosovës po i gjobitë qytetarët që nuk po i respektojnë masat e vendosura nga institucionet shëndetësore ndaj COVID-19, si dhe ata që po i shkelin rregullat e trafikut.

Janë 1009 gjoba në bazë të ligjit për pandeminë që iu janë shqiptuar qytetarëve që kanë ra ndesh me këtë ligj, gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Po ashtu policia ka shqiptuar edhe 1278 tiketa trafiku për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Ndërsa brenda 24 orëve të fundit janë shkaktuar 18 aksidente me të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale.

Janë arrestuar 17 persona, 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE.com/

KOMENTE