DYLON

Komuna e Bujanocit pa zbatim të kënaqshëm të gjuhës dhe shkrimit shqip

Komuna e Bujanocit pa zbatim të kënaqshëm të gjuhës dhe shkrimit shqip
Avatar photo Redaksia

Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ) ka mbajtur sot tryezën “Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve – harmonizimi me kapitullin XXIII dhe XIV të Marrëveshjes për bashkimin e Serbisë me BE-në “. Pjesëmarrës në tryezë ishin drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pushtetit lokal, përfaqësues të Trupit Kordinues, OSBE-së, mediave etj.

Fillimi i tryezës iu dedikua prezantimit të Planit Aksional të Republikës së Serbisë që ka të bëjë me aplikimin, si dhe me eliminimin e mangësive të përdorimit zyrtar të gjuhës dhe të shkrimit të pakicave kombëtare.

Të pranishmit u njoftuan me masat që janë ndërmarrë në këtë drejtim nga institucionet e ndryshme të karakterit qendror dhe atij lokal.

EkoHigjiena

Në pjesën debative u paraqiten një sërë vërejtje, si tek Plani Aksional, ashtu edhe tek zbatueshëmria ligjore e gjuhës dhe e shkrimit shqip.

U konstatua se pjesa dërmuese e institucioneve shtetërore nuk i zbaton sa duhet ligjet që përkojnë me përdorimin e gjuhës, ndërsa mangësi u evidentuan edhe tek një pjesë e institucioneve lokale.

Si rekomandim kryesor i tryezës ishte nevoja e zbatimit të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi, që garantojnë përdorimin e gjuhës dhe shkrimit. U kërkua po ashtu azhuritet më i fortë i përfaqësuesve institucionalë nga vet bashkësia etnike, në sensibilizimin e mangësive, por edhe një vetëdijesim më i qartë individual për shfrytëzimin e të drejtave në këtë drejtim.

Tryeza e sotme është mbështetur nga Ambasada e Gjermanisë në Beograd, në kuadër të projektit: “Monitorimi dhe promovimi i të drejtave të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës”.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.