Këshilli komunal komunës së Bujanocit gjatë seancës së sotme ka aprovuar kërkesën e shtëpisë së shëndetit për ndihmë financiare prej 40 mijë dinarëve.
Drejtoresha e këtij institucioni shëndetësorë ka kërkuar këto mjete për ndërtimin e nën strehës në hyrje të stacionit shëndetësorë në fshatin Klenik.
Kjo ishte mbledhja e 16-të e këshillit komunal e cila u mbajt në sallën e kuvendit komunal.
BURIMI: Titulli.com