Gjendja aktuale dhe bashkëpunimi mes FSK-së dhe komunës, ishte tema që u diskutua gjatë këtij takimi, për të cilën bashkëbiseduesit thanë të jetë e mire dhe shprehën kënaqësinë për nivelin e këtij bashkëpunimi.
“Qëllimi i kësaj vizite është të tregojmë se do të jemi në mbështetje të plotë për të gjitha institucionet, edhe për komunën e Gjilanit, në këtë rast”, ka thënë. Brajshori.
Ndërsa, zëvendëskryetari i komunës së Gjilanit, Omer Daku, ka thënë se bashkëpunimin e mirë mes këtyre institucioneve është edhe në kuadër të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, në të cilin është e përfshirë edhe FSK-ja.
“Edhe zona ku tash është e vendosur kazerma e FSK-së është në proces të hartimit të Planit Rregullues dhe se duhet të vazhdojë bashkëpunimi dhe planifikimi afatgjatë”, ka thënë Daku. /2lonline/