UNICEF-i në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe partnerin Fondacionin IPKO, të cilët mbështesin Qendrën Inovative në Gjilan, përmbyllën dy projekte të të rinjve dhe lansuan punëtorinë Podium me rreth 50 të rinj në dy shkolla të Komunës së Gjilanit.
Në shkollën SHFMU “Nazmi Hoxha” u mbajt ceremonia e lansimit të Klasës Burimore, projekt i dizajnuar dhe implementuar nga nxënësit e shkollës, pjesëmarrës në punëtorinë UPSHIFT.
Po ashtu u hap punëtoria Podium në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, me rreth 50 të rinjë.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, falënderoi donatorët në emër të kryetarit Alban Hyseni.
Ajo tha se realizimi i këtyre projekteve ka rëndësi të madhe për nxënësit, sidomos ata me nevoja të veçanta.
“Kjo klasë do t’i shërbej 9 nxënësve me aftësi të kufizuara, të cilët vijojnë mësimin në këtë shkollë. Me këtë ofrohen kushte më të mira për nxënësit”, tha Morina Bunjaku.
Veronika Vashchenko, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, tha se ndihet e kënaqur që vizitën e parë po e realizon në lansimin e dy projekteve në Komunën e Gjilanit.
“Jemi të përkushtuar që të mbështesim institucionet dhe se bashkëpunimi do të forcohet edhe më tej. Ju jeni ata që e zhvilloni vendin tuaj”, tha shefja e UNICEF-it.
Drejtoresha e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Nazmi Hoxha” Dashurije Leka Shaqiri, tha se këto dy projekte janë me vlerë shumë të madhe për nxënësit e shkollës tonë, sidomos do t’i shërbej 9 nxënësve me aftësi të kufizuara, të cilët vijojnë mësimin këtu.
Sipas saj përmbyllja e projektit “mirëqenia psiqike” projekt i realizuar nga nxënësit e shkollës në kuadër të projektit UPSHIFT.
Në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini”, ishin përzgjedhur të trajtohen dy tema jashtëzakonisht të rêndësishme si barazia gjinore dhe ruajtja e mjedisit. /2LONLINE/