Në një ndër ngjarjet më prestigjioze të botës së biznesit, Kompania Global Consulting & Development Associates nga Gjilani i Kosovës me pronar Avokatin Arsim Vranovci është shpallur si kompania më e mirë në Evropë ku ka marrë çmimin “Maja e Suksesit (Peak of Success)” në eventin Bizz Europe të organizuar nga World Business Confederation në Lisbonë të Portugalisë.
Vranovci thekson se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për kompaninë dhe një krenari për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Eventi Bizz Europe është një platformë e njohur ndërkombëtare ku kompanitë më të suksesshme prezantohen dhe vlerësohen për kontributin e tyre në fushën e biznesit dhe inovacionit.
Kompania Global Consulting & Development Associates ka fituar çmimin “Maja e Suksesit (Peak of Success)” në ceremoninë e organizuar në Lisbonë për performancën e saj të jashtëzakonshme dhe ndikimin që ka pasur në industrinë dhe tregun e saj.
Sipas Arsim Vranovcit, ky është një dëshmi e qartë e aftësive dhe përkushtimit të ekipit të kompanisë, si dhe një vlerësim i arritjeve të tyre të jashtëzakonshme në përmirësimin e shërbimeve dhe ndërhyrjeve inovative në treg.
Vranovci thotë se ky triumf i Kompanisë Global Consulting & Development Associates nuk është vetëm një fitore për kompaninë dhe për Kosovën, por edhe një shembull frymëzues për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e ndërmarrësisë dhe aftësinë për të ndryshuar botën përmes vizionit dhe punës së palodhshme dhe se madhështia nuk njeh kufij.
“Jam i lumtur dhe krenar për çmimin e marrë dhe këtë çmim ia dedikoj qytetit tim – Gjilanit, familjes time dhe të gjithë stafit të kompanisë Global Consulting & Development Associates”, u shpreh avokati Arsim Vranovci. /2LONLINE/