• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

LDK: Komuna e Gjilanit po qeverisë pa strategji zhvillimore e me praktikantë!

Redaksia 2LONLINE 27 Gusht, 2023 9 min
 LDK: Komuna e Gjilanit po qeverisë pa strategji zhvillimore e me praktikantë!

Komisioni përt Zhvillim Ekonomik Lokal, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi, i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka mbajtur konferencë për media të shtunën, ku para mediave kanë adresuar pikëpamjet e Degës, Fidan Qerimi dhe Burim Berisha, njëherësh anëtarë të Kryesisë.

Kryetari i këtij Komisioni, Fidan Qerimi, ka thënë se i pari i Komunës sonë, por edhe të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, nuk po arrijnë që të kalojnë fazën provuese apo praktike në pozitat e tyre.

Ka kaluar më shumë se gjysma e mandatit qeverisës dhe Komuna e Gjilanit është pa strategji të zhvillimit ekonomik, që është një humbje e madhe. Kjo po ndodh për herë të dytë pas luftës, herën e parë ka ndodhur në qeverisjen e PDK-së në mandatin 2010-2013 dhe po ndodh në këtë mandat, ku po qeveriset pa strategji zhvillimore, por edhe me praktikantë.

Në Komunën e Gjilanit ekziston Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, por ajo drejtori po punon si një zyrë informuese e Qeverisë së Kosovës për shpalljet e masave:

Kanë mbajtur sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2023”.

Cili është roli i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik në këtë rast?

Cila është ndihma që po iu jepet personave potencial për të hapur biznes?

Kjo Drejtori do të duhej të organizonte një trajnim për përpilim të planit të biznesit, trajnim për Menaxhim të biznesit, trajnim për marketing, pa këto trajnime do të kenë vështirësi që të përfitojnë nga masat e qeverisë. Pastaj edhe nëse fitojnë, ata do ta kenë të vështirë të menaxhojnë dhe të bëjnë marketing për produktet apo shërbimet që ofrojnë. Apo ndoshta këto fonde synohet që t’ju shpërndahen familjarëve të aktivistëve të LVV – së, siç edhe po shihen skandalet çdo ditë në medie.

Është proklamuar se do të lansohet “Fondit për Ndërmarrësit e rinj” në tremujorin e dytë, po kalon edhe tremujori i tretë dhe ende nuk është ndërmarrë asgjë për këtë fond.

Sa i përket aktiviteteve për rritjen e efiçiencën së energjisë, Komuna e Gjilanit ka nënshkruar marrëveshje të investimit të rreth 400 mijë Euro në shkollën fillore Abaz Ajeti, që është për tu përshëndetur si projekt, por nga përvojat e mëhershme tregon se projektet nuk po përfundohen në kohë, dhe prapë vazhdon me të njëjtin gabim, kur afati i fundit për përfundim të punëve është 31 gusht, kurse mësimi duhet të filloj më 1 shtator.

Do të duhej që data e përfundimit të projektit të jetë së paku 15 gushti, që shkolla të jetë e gatshme para fillimit të mësimit.

Bujqit e Komunës së Gjilanit nuk kanë një mbështetje financiare dhe profesionale për zhvillim të bizneseve të tyre.

Do të duhet që Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe e Bujqësisë që të hulumtonin potencialet biznesore dhe t’i mbështesin ato në aspektin e mjeteve të punës, ekspertizës profesionale, trajnimeve të ndryshme, që këto biznese të kenë avancim dhe rritje të bizneseve bujqësore.

Nuk ka plan për mbrojtjen e kulturave bujqësore në rast të fatkeqësive natyrore, dhe nuk është krijuar mekanizëm i vlerësimit të dëmeve në këto raste të fatkeqësive natyrore.

Gjatë fushatës elektorale janë dhënë premtime që nuk do të ketë të punësuar me kontrata në vepër. Janë me dhjetëra të punësuar me kontratë në vepër vetëm në kohët e fundit. Nuk ka investime fare në trajnime të punëtorëve komunal për rritje të kapaciteteve profesionale.

Do të duhej që të bëhet një riorganizim i drejtorive komunale, dhe të investohet në rritjen profesionale të punëtorëve komunal, që kjo do të rrit efikasitetin e punëtorëve dhe do të rritet cilësia e shërbimeve komunale.

Mungesë totale e menaxhimit ndaj inkubatorit të biznesit, ku do të mund të mbështesnin Start-up et.

Mungesë totale shfrytëzimit të donacioneve dhe investimeve të jashtme, çka është edhe më keq, projektet të cilat kanë qenë të projektuara, të cilëve janë siguruar financimi nga donatorë ndërkombëtar, kanë mbetur pa u realizuar.

Sa projekte janë financuar deri më tani nga donatorë ndërkombëtar?

A kemi ndonjë investitorë nga jashtë që ka ardhur në Komunën e Gjilanit për të investuar?

Tejzgjatja e punimeve në rrugët dalëse prej Gjilanit për Ferizaj, Prishtinë dhe Bujanoc, ka bërë që bizneset të pësojnë humbje të mëdha, për shkak të vështirësive dhe vonesave në qarkullim.

Komuna e Gjilanit është dashur që të kryej të gjitha detyrimet e saj karshi këtyre projekteve dhe të insistoj në zbatimin e tyre. Përfundimi i këtyre projekteve infrastrukturore do të rrite numrin e vizitorëve, ku do të shtohet potenciali ekonomik i Gjilanit.

Ne si Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi kemi filluar takimet me palët e interesit, po mbledhim ekspertë, biznesmen, investitorë potencial dhe të dhënë që të hartojmë politikat për programin qeverisës komunal, ku dhe shfrytëzoj rastin që të ftoj edhe përmes mediave të gjitha Shoqatat e Bizneseve, biznesmenët, ekspertët e ekonomisë, që të kontribuojnë për hartimin e politikave dhe programit qeverisës për zhvillim ekonomik të Gjilanit për mandatin e ri qeverisës, ka përfunduar Qerimi.

Ndërkaq, anëtari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Agrikulturë dhe Ndërmarrësi i Degës së LDK-së në Gjilan, Burim Berisha, nuk kemi asnjë investim kapital prej 3 milionë eurove buxhet për Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

Ndërpreja e investimeve kapitale në sheshin e qytetit në pjesën e lagjes Dardania-Stadiumi, ka ndikuar që mos të përcillet trendi i zhvillimit komunal, si në pjesën e sheshit ku është i përfunduar dhe mosdhënja e një fryme pozitive qytetarëve dhe bizneseve për përfundimin më të shpejtë të sheshit, stadiumit.

Një problem tjetër është mospërgatitja e DKA-së për fillimin e procesit mësimor me kohë. Si në përfundimin e objekteve në riparim dhe rekrutimin e stafit të ri në konkursin e fundit, ku shumë shkolla nuk kanë mundësi të jenë gati për 1 shtator, si dhe për kandidatët që kanë aplikuar në kokursin e fundit me 28.08.2023 e kanë testimin, që deri në përfundim të procedurave të përzgjedhjes pas ankesave të mundshme duhet shumë kohë, ndoshta deri në 3 javë.

Po ashtu, në kohën kur qeveria ka paralajmëruar subvencionimin e librave për nxënësit, shqetësues është fakti se DKA në Gjilan nuk ka ndonjë plan konkret se cfarë duhet të bëjme e as nuk jepen informata se cilat prej shtëpive botuese duhet të përcillen. Kjo është një neglizhencë e të parit të Komunës dhe të drejtorisë përkatëse, ka thënë ndër të tjera Berisha. /2LONLINE/

Etiketa:Burim Berisha Fidan Qerimi Gjilan Komuna e Gjilanit politika rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Fushatë vetëdijesuese kundër zjarreve

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com