Komiteti për Politikë e Financa, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të rregullt, nën udhëheqjen e kryesuesit Naim Pira, në të cilën është diskutuar për disa pika të rendit të ditës, mes tyre edhe janë prezantuar pasqyrat financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-dhjetor 2020.
Drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomi Ibrahim Rama, duke prezantuar pasqyrat financiare, ka njoftuar se shuma e mjeteve të alokuara për vitin 2020 ka qenë 12.624.000 euro, ndërsa buxheti komunal është shpenzuar 99.40 %.
Të hyrat e planifikuar për periudhën janar-dhjetor 2020, kanë qenë 948.599,00, ndërsa të realizuar janë 779.4040.67 euro.
Sipas drejtorit Rama, shkalla e realizimit të të hyrave duke bazuar në planifikim vjetor, është 82.16 %.
Krahasuar me të hyrat e planifikuara, janë më pak të hyra për 169.194.00, ndërsa në krahasim me të hyrat e vitit 2019, kanë qenë më të vogla për 361.117 euro.
Anëtarët e KPF-së, në këtë mbledhje kanë aprovuar për procedim në seancën e ardhshme edhe disa propozim vendime, si ai për emërtimin e bibliotekës publike komunale me emrin e publicistit dhe kritikun letrat Ramadan Musliu, propozim miratimin e planit të punës së KKSB-së për vitin 2021, propozim vendimi për caktimin e orarit të mbajtjes se takimeve të kuvendit të komunës se Vitisë për vitin 2021, propozim vendimin për aprovimin e planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2021, si dhe u shqyrtua plani vjetor dhe plani strategjik për njësinë e Auditimi të brendshëm në Komunën e Vitisë 2021-2023.
Seanca e ardhshme e Kuvendit Komunal, u vendos të mbahet të enjten e ardhshme me 28 janar prej orës 10:00. /2LONLINE.com/