Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë e Financa të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, e të cilat janë proceduar për seancën e radhës së Kuvendit.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal Bekim Azizi, fillimisht ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti për konfirmimin nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për ligjshmërinë e vendimeve të marra në seancat e kaluara.
Ndërkohë ka theksuar se është rikthyer në shqyrtim pika për taksa, ngarjesa dhe gjoba me plotësime nga MAPL-së.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Zhvilkim Ekonomik, Besnik Imeri, paraqiti vërejtjet e dhëna nga MAPL, për propozim rregullorën për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-1057, të datës 29.09.2022 për taksa, ngarkesa dhe gjoba.
Në këtë mbledhje u miratuan dhe u proceduan për seancën e Kuvendit edhe propozim vendimi për aprovimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2022-2026, të cilën e prezantoi zyrtari Nexhat Arapi, ndërkohë u miratuan edhe pikat si ajo e propozim vendimit për krijimin e kodeve të reja për projektet me participim, si dhe propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft Rregullore për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim më pak se një vit të Pronës së Paluajtshme të Komunës.
Seanca e radhës e kuvendit Komunal u vendos të mbahet të mërkurën më 30 nëntor. /2LONLINE/