Mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) e udhëhoqi kryesuesi, Bajram Mavriqi, ndërsa të pranishëm ishin: kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton Jakupi, disa drejtorë të Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit e OSBE-së.
Të gjitha pikat u miratuan dhe si të tilla do të procedohen në seancën e ardhshme të Kuvendit. Si pikë e re e ishte shqyrtimi i propozimit të kryetarit për dhënien e disa pronave KEDS-t për vendosjen e trafove të rrymës.
Ndërkaq, Drejtoria e Financave dhe Buxhetit, paraqiti raportin tre mujor financiar nga zyrtari i lartë financiar, Naser Hashani.
Ai ndër tjerash tha se, sivjet ka një rënie të dukshme të shpenzimeve krahasuar me ato të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, si dhe është filluar me realizimin e investimeve kapitale.
Po ashtu pas diskutimeve u mbështet propozimi për transferin e mjeteve nga kategoria për shërbime dhe mallra në subvencione, për të cilat i arsyetoi Hashani, dhe sqaroi burimin e atyre mjeteve.
Kryetari Kastrati embështeti ketë propozim, duke theksuar mungesën e mjeteve për subvencione, ndërsa komuna ka obligime: ndaj Bashkësisë Islame dhe të tjerave për participim në shpenzimet e varrimit, pjesëmarrja në financimin të projekteve nga shoqatat dhe organizatat e ndryshme, obligimet ndaj Komitetit Olimpik për financimin e sportistëve nga komuna e jonë, ekipeve sportive etj.
Anëtarët e KPF-së,pas diskutimeve pranuan propozimin për dhënien në shfrytëzim të kamionit të komunës për bartjen e mbeturinave, kompanisë regjionale të mbeturinave “ Eco Higjiena “ nga Gjilani.
Ai ishte dhuratë nga Bursa e Turqisë. Për veprimin e tillë folën: kryetari Qëndron Kastrati, drejtori i Drejtorisë Shërbimeve Publike, Ramadan Basha, dhe nënkryetari Faton Jakupi, duke e arsyetuar se nuk ka pasur zgjidhje tjetër për shfrytëzimin e këtij automjeti për të cilin kërkonin sqarime, Besa Krasniqi dhe Florim Kryeziu