DYLON

Kryetari Haliti merr pjesë në një takim me kryesuesin e radhës i OSBE-së, Dr. Ian Borg

Kryetari Haliti merr pjesë në një takim me kryesuesin e radhës i OSBE-së, Dr. Ian Borg
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në një drekë pune dhe atë me kryesuesin e radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Dr. Ian Borg i cili njëkohësisht është edhe ministër për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti të Maltës.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori Michael Davenport, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti është takuar me përfaqësuesit e OSBE-së përfshirë aty edhe kryesuesin e ardhshëm z. Dr. Borg. Bëhet me dije se ky takim ka për qëllim që kryesuesi i radhës i OSBE-së të qëndrojë i informuar personalisht për zhvillimet kryesore në të cilat OSBE-ja ka një rol kyç dhe në të cilat kryesuesi i radhës mund të sigurojë më tej një progres të qëndrueshëm.

Gjithashtu në këtë takim janë ndarë edhe praktikat më të mira të komunave dhe të fushave ku misioni i OSBE-së mund më mbështes ato dhe komunitetet.

Përndryshe kryetari Haliti e ka vlerësuar shumë punën e OSBE-së në Kosovë dhe ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshme me komunën e Vitisë.

Ai në këtë takim i ka njoftuar ata me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe me harmoninë ndër fetarë dhe ndër etnike në këtë komunë si dhe me punën e qeverisë komunale në interes të gjithë qytetarëve pa dallime.

Përndryshe kryetari Haliti jo rastësisht është zgjedhur që të jetë pjesë e këtij takimi por si kryetari me perforamancë të shkëlqyeshme për bashkëpunim komunal dhe ndër komunalë dhe është ndër personalitetet e rralla qe sot është takuar me kryesuesin e OSBE-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.