DYLON

U. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës

U. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë priti në takim kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Sot, në kuadër të agjendës, u. d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK-së), Naim Rexha, ka pritur në takim zyrtar, Osman Havolli Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së, z. Naim Rexha fillimisht falënderoi z. Havolli për vizitën e tij dhe njëkohësisht e cilësoi takimin si mjaft të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga Policia e Kosovës.

U. d. Drejtori Rexha tregoi angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të PK-së, në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës.

EkoHigjiena

Gjatë takimit u çmua lart edhe bashkëpunimi i ndërsjellët ndërinstitucional, duke u veçuar nevoja e një angazhimi edhe më të lartë drejt angazhimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare të caktuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.