Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), në Viti ka mbajtur sot mbledhje tetë të rregullt. Fillimisht gjatë këtij takimi kryesuesi Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë e të cilët kryesisht kanë kaluar edhe përmes këtij organi.
Ai tha se të gjitha aktet e miratuar në mbledhjen e fundit janë vlerësuar si të ligjshme. Ndërkaq para fillimisht të shqyrtimit të pikave të parapara me rend të ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme në interes të qytetarëve të kësaj komune. Kurse në emër të ekzekutivit i pranishëm në këtë takim ishte edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Gjatë kësaj mbledhje jashtë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:
Procesverbali nga mbledhja e njëmbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Propozim vendimi për miratimin e listës se veçantë të pronave të paluajtshme të komunës, që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjate vitit 2025.
Propozim vendimi për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave për dhënien e pronës se komunës ne shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë .
Poashtu u prezantua edhe Raporti për zbatimin e Planit të Integritetit të Komunës së Vitisë.
Ndërkaq jashtë rendit të ditës u shqyrtuan dhe u votuam me shumicë votash edhe:
Propozim plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2025.
Propozim vendimi për aprovimin e planit të punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2025.
Përndryshe bëhet me dije se këto pika do të shkojnë për procedim të mëtutjeshëm në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Vitisë që pritet të mbahet kah fundi i këtij muaji. /2LONLINE/